“I zhdukur” prej kohësh, Eneda Tarifa flet për Flori Mumajesin: Mirë është!

U bë kohë e gjatë që këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi është larguar prej botës së muzikës.

Që prej asaj kohe ai nuk është parë në as ndonjë intervistë dhe një publik mjaft i gjerë ka bërtitur dhe ende vazhon ta bëjë për rikthimin e tij!
Sakaq në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Pushime on Top” Eneda Tarifa ka përmendur emrin e këngëtarit. E pyetur se me cilin prej këngëtarëve ajo do të dëshironte të bënte një duet, Eneda është shprehur:

Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do të kisha bërë një duet me Flori Mumajesin. “

E pyetur nga Eni Shehu: “Nga bëhet Flori?”, këngëtarja tha: “Mirë është”!

Nëse Flori do të rikthehet përsëri pas zhurmës që ai ka krijuar kudo, mbetet për t’u parë!


Shtuar 17.07.2024 13:59