Vdiq në aksidentin tragjik, vëllai i 27-vjeçarit bën dedikimin prekës: Më ke përmbysur gjithë botën

27-vjeçari Amarildo Pajtoni u nda nga jeta dje pas një aksidenti nga i cili mori plagë të rënda. Vëllai i tij Redion Pajtoni, i ka dedikuar disa rreshta pas ndarjes nga jeta të të riut teksa ndau një foto me të. Redioni është shprehur se nuk do e harrojë kurrë këtë të fundit dhe do e kujtojë në çdo moment.

Dedikimi:

Faleminderit të gjithëvë për ngushëllimet! E nis me çdo sprovë që vjen prej Allahut e pranojm.. Ikja e ildit vllait tim na ka lënë nji dhimbje shumë të madhe Allahu na i lehtësoftë këto sprova në këtë jetë kalimtare. Kur shikoj lart nga qielli ësht i pafund ashtu si dashuria ime për ty vllai im të tregoj për kohën që esht plot rreze dielli sic shpirti jot ishte do vi çdo dit do të takoj do të ndaj me ty çdo gjë nuk do lodhem kurr duke fol me ty dhe pse ti nuk do më përgjigjesh më engjelli me i bukur i parajsës.

Të gjith drejt asaj rruge jemi nis ti ishe shum i mir për këtë bot vendose tna lësh gjith botën sot ma ke përmbys do të jepja gjithcka që tkisha përsëri herkuli i vllait me zemër të thyer dhe trishtim në shpirt dhe me shpresën që një dit do të takohemi dhe do i bëjm planet tona realitet do të tregoj cdo gjë kur ne të takohemi përsëri ëngjelli im që të kam në shpirt dhe pse më shpirt kurr stë percolla na i le pafund kujtime o vllai im do të kujtoj cdo dit cdo orë cdo minut cdo sekond sa tjem gjall Allahu ishte ai që vendosi për ty njerzit e mir i do për vete të past afër vetes pusho i qet më fal që smunda tbej asgjë për ty.


Shtuar 16.07.2024 23:05