Aksident me vdekje në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Cakran. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një person.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë
Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.


Shtuar 17.06.2021 17:30