VIDEO / Argjentina bën historinë në SHBA, fiton Copa America

Argjentina është skuadra me më shumë triumfe në Copa America pasi fitoi finalen me Kolumbinë falë golit të vetëm të shënuar nga Lautaro Martinez në të 112’.

Sulmuesi i Interit, shënoi golin e pestë në kompeticion, ndërsa Argjentina mori me vete trofeun e lakmuar për herë të 16-të në historinë e Federatës duke u shkëputur nga Uruguai (15).

Me këtë triumf në “Hard Rock Stadium” të Majemit skuadra e drejtuar nga Skaloni bëhet e para që fiton dy herë Copa America-n radhazi dhe Botërorin në harkun e katër viteve.

Sa i përket Mesit ndeshja e tij ishte mjaft e vështirë pasi u detyrua që të dilte përpara kohe (66’) për shkak të një dëmtimi të rëndë në kavilje.

View this post on Instagram

A post shared by Yahoo Sports (@yahoosports)


Shtuar 15.07.2024 10:45