Tritol në derën e një apartamenti, plagoset 26-vjeçari

Rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, që ishte vendosur në derën e një apartamenti në një pallat në Elbasan.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59-vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve


Shtuar 14.07.2024 09:10