Parashikimi i motit 14 Korrik 2024, temperatura mbi 40 gradë

Vendi ynë, do të vijojë të jetë i nxheti dhe me temperatura shumë të larta, ku do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë vranësira në të gjithë vendi, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 18 gradë celcius por mbeten kostante maksimumet, duke u ngjitur sërisht në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.