Korçë/ Dhunoi bashkëshorten dhe më pas u arratis, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Korçës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë, bashkëshortja është pajisur me urdhër mbrojtje, teksa vijojnë kërkimet për kapjen e Z.G., 41 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku u shpall në kërkim shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit Z. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Shtuar 13.07.2024 15:09