Grupi më i fuqishëm i joshjes, Elvana dhe Kristian Boçi trafikonin vajza si eskorta

Më 14 maj 2024, në Komisionin e Ligjeve, u trajtua raporti i SHISH e Anti-Trafikut, për aktivitetin kriminal të treshes Avrami-Boçi-Gjata; por deputetët e PS, vendosën që ky lloj krimi mos të referohej në organet ligj-zbatuese; duke thënë, se nuk është detyrim ligjor parandalues dhe ndëshkues i autoriteteve të Shqipërisë, por i vendeve ku ato trafikohen…

Fillimisht po përmendim dy fakte konkrete, që kanë lidhje me prova, për veprimtarinë kriminale të Vladmir Avramit, Kristian Boçit e Elvana Gjatës, në joshjen, rekrutimin, promovimin mediatik dhe trafikimin e femrave shqiptare si eskorta s*ksi në disa shtete.

Fakti i parë/ SHISH më 13 dhjetor 2023; Sektori i Anti-trafikut dhe sektori kundër pr*stitucionit, më 18 e 27 janar 2024, informuan në Polici, Prokurori e SPAK, se trafikanti Kristian Boci e këngëtarja Elvana Gjata dhe ortaku i tyre Vladimir Avrami, Konsull Nderi i Qipros në Shqipëri, drejtojnë një linjë rekrutimi e trafikimi femrash për eskorta s*ksi në Dubai, Turqi e vende të tjera.

Fakti i dytë/ Në prill 2024, gazeta ziceriane “LeCanton27.CH”, publikoi një investigim, ku thuhej se 500 vajza shqiptare te evidentuara, janë trafikuar si eskorta s*ksi në Dubai për pasanikë arabë, rusë, turq, indianë, kinezë, italianë e për kriminelë miliarderë shqiptarë të fshehur atje.

Këto femra janë adoleshente, ish-misse, modele, moderatore televizionesh, këngëtare e vajza të mësuara me jetë luksi, të cilat joshen e rekrutohen, nga një grup trafikantësh, biznesmenë me ndikim në botën e artit dhe me lidhje të forta politike në Shqipëri.

Sipas raporteve të agjencive të gjurmimit e zbulimit, rezulton se treshja Kristian Boçi, Vladimir Avrami dhe Elvana Gjata, është grupi më i fuqishëm i joshjes, rekrutimit dhe trafikimit të femrave për eskorta seksi në Dubai, Turqi, Greqi, Mali i Zi, Kosovë, Serbi, Bullgari, Rumani, Qipro e shtete të tjerë ku këta kanë gjetur treg s*ksi në piacat e larta shoqërore e financiare.

Kjo veprimtari e tyre kriminale, ka dalë dhe gjatë gjurmimeve e përgjimeve që bëri SPAK, për hetimin e pastrimit të parave të tyre, që çoi në sekuestrimin e 50 milionë Euro kapitale e llogari.

Në përgjime, përveç Elvana Gjatës si joshëse e seksere në këtë lloj trafiku, ka dalë dhe djali (drejtor në një ministri) i Vladimir Avramit dhe gruaja miss e Kristian Boçit; madje biseda për për eskorta s*ksi, ata kanë bërë dhe me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezain, Ermal Mamaqin etj.

Nëpërmjet rrjetit të trafikut të s*ksit në Dubai, Kristian Boçi, Vladimir Avrami e Elvana Gjata, kanë çuar femra të kërkuara nga sheikë, biznesmenë të huaj e kriminelë shqiptarë miliarderë të fshehur atje, të cilët kanë nisur të bëjnë vetë biznes me to në tregun e brendshëm të s*ksit.

Ortakët trafikantë Kristian Boçi e Vladimir Avrami, kanë lidhje me kriminelë e trafikantë që janë fshehur në Dubai, por dhe Elvana Gjata, i njeh nëpërmjet të fejuarit krye-trafikant Ervin Mata.

Ndërsa Vladimir Avrami, ka dhe një favor tjetër në këtë veprimtari rekrutimi e trafikimi femrash për eskorta s*ksi, mbasi është me pasaportë, makinë me targa e imunitet diplomatik si Konsull Nderi i Qipros në Shqipëri; imunitet që e ka përdorur dhe për trafik droge e kontrabandë bashkë me Kristian Boçin e Elman Abule, të tre me lidhje të forta në kupolën shtetërore.

Më 14 maj 2024, në Komisionin Parlamentar të ligjeve, u trajtua raporti i SHISH e Anti-Trafikut, përcaktuar për aktivitetin e konsullit Vladimir Avrami, Kristian e Drilona Boçit dhe Elvana Gjatës, në rekrutimin dhe trafikimin e femrave për eskorta s*ksi në Dubai e shtete te tjera.

Por deputetët e PS, vendosën që ky lloj krimi i organizuar, mos të referohej në organet ligj-zbatuese; duke thënë, se çështja e vajzave që çohen eskorta s*ksi në Dubai e shtete të tjerë, dhe ata që i trafikojnë, nuk është detyrim ligjor parandalues dhe ndëshkues i autoriteteve të Shqipërisë, por i vendeve ku ato çohen./Oranews


Shtuar 12.07.2024 07:50