E rëndë/ Shembet ndërtesa, humbin jetën 7 persona, dyshohen për të tjerë të bllokuar

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku nga shembja e një ndërtese kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, ndërsa dyshohet edhe të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin perëndimor indian të Gujarat, ndërsa dyshohet se ka persona të bllokuar në ndërtesë.

Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën, ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbeturinat pas shembjes, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit Rajesh Parmar, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz janë ende të bllokuar.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende informacion mbi shembjen e ndërtesës, ose cfarë mund ta ketë shkaktuar.


Shtuar 7.07.2024 09:05