Arrestimi i Beqaj/ Avokati i njohur bën deklaratën e fortë: Ky është rast unik sepse…

Mëngjesin e sotëm ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u vu në pranga nga policia e shtetit me urdhër të GJKKO për shkak se akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në krye të SASPAC një strukturë që menaxhonte fondet e Bashkimit Europian.

Në një emision televiziv u dhanë më shumë detaje nga ky operacion dhe për akuzat ndaj Beqaj. Gazetari Sokol Dema i cili siguroi i pari momentin e shoqërimit të Beqajt nga efektivët, theksoi për Rovena Nezirin se ky është një hetim tjetër dhe nuk ka lidhje me dosjen e sterilizimit për të cilën Beqaj është për momentin në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

‘Ka qenë një vendim i marrë ditën e djeshëm nga GJKKO u ekzekutua mëngjesin e sotëm. 7 urdhër arreste, 3 arrest në burg, 2 në shtëpi dhe 2 detyrim paraqitje. Beqaj u gjet në banesë dhe u shoqërua në DVP Tiranë ku qëndroi 2 orë dhe u transportua në bllokun e sigurisë. Ka patur kontrolle nga BKH dhe policisë për të përmbyllur edhe gjetje e sendeve të tjera. Vetëm urdhri për Gazmend Haxhinë nuk është ekzekutuar. Pasi është jashtë Shqipërisë.

Në vjeshtën e vitit të shkuar u vu në masën detyrim paraqitje për sterilizimin. Këtë rast kemi në hetim të ndarë, kur ka drejtuar SASPAC e cila menaxhon fondet e BE. Kur hetohej për sterilizimin ishte koordinator dhe drejtues i SASPAC ku ka kryer korrupsioni dhe keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Janë gjëra të ndara. Ka dy masa të ndryshme sigurie. E para detyrim paraqitje për sterilizimin dhe tjetër është kjo sot.’

Avokati Arbër Hoxha shton se hetimet për sterilizimin për vijojnë dhe mund të ketë një akuzë zyrtare për Beqaj së shpejti.

‘Janë dy hetime paralele. Ajo që e bën unik rastin, duke qenë në procedim penal për dosjen e sterilizimit ka qenë në detyrë si koordinator i SASPAC dhe ka abuzuar me detyrën e tij. E bën rast unik. Çdokush prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet. Jemi duke folur për dyshime të arsyeshme. Ka dy qasje të prokurorëve.

Në raport me procedimin duhet të jetë në përfundim dhe do i njoftohet akuza. Në procedimin e dytë në përfundim i drejtohet gjykatës për masën e sigurisë në dy rastet do merret si i pandehur.’

Mjeku Besnik Jakaj në lidhje Skype akuzoi ish ministrin Beqaj për hajdutëri dhe shpërdorim të fondeve.

‘Është hajdut kronik. Nuk kam informacion për SASPAC. Me çfarë kam dëgjuar është për shpërdorim detyre. Është një abuzues hajdut ordiner. Ka shkaktuar dëme të mëdha. Ishte i lirë dhe i besohej një detyrë tjetër. Edhe në burg duhet të ketë një mbikqyrës të veçantë mund t’iu vjedhi ndonjë gjë. Në shëndetësi Beqaj duhet të akuzohet për krime kundër njerëzimit. Nuk e them për alarm, janë dhjetra që kanë humbur jetën prej abuzimeve të Ilir Beqaj me fondet e shëndetësisë.’

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare nënvizon se duhet të vijohet me hetim pasuror të Beqajt dhe familjarëve të tij.

‘E pashë pozitive në aspektin e efektivitetit të SPAK dhe GJKKO në raport me identifikimin dhe kapjen e zyrtarëve të lartë për korrupsion. Gjithmonë këta zyrtarë ishin përgjegjës bënin tendera shpërdorin paratë e qytetarëve dhe nuk iu hynte gjemb në këmbë. Së dyti në raport me fondet e BE kemi dy precedent. Fondet e bujqësisë dhe fondet e BE-së në kuadër të SASPAC, mekanizëm i ngritur nga qeveria për të menaxhuar projektet e BE. Ky njeri i cili ishte i proceduar për një çështje të korrupsionit emërohet nga kryeministri në krye të një institucioni tjetër dhe përsëri abuzon me këto fonde. Ajo që duhet të ndodh duhet të jetë hetimi pasuror. Vetëm hetimi pasuror, do të ishte efektive dhe një e mirë publike për qytetarët shqiptarë për të shkuar në këtë aspekt.’


Shtuar 4.07.2024 17:25