Ditën e sotme, debati degraduar në ofendime banale mes kreut të grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Erion Braçe.
Teksa Bardhi po mbante fjalën e tij, ka ndërhyrë Braçe, demokrati i tha se ishte ‘gore’, zëdhënës i krimit dhe se ka vrarë një qytetar tek dera e SPAK, pasi qeveria e tij nuk ndërhyri në skandalin e kredive të këqija.
Pas fjalëve të Bardhit, deputeti socialist shpërtheu ndaj tij me një fjalor rruge “Mbylle gojën k*urvë m*ti””.
Teksa deputeti demokrat fliste në foltoren e Kuvendit, ka ndërhyrë Erion Braçe, i cili iu drejtua duke i thënë “na plasi tr*pi çfarë thua ti”.
Ndërsa kreu i Grupit të PD-së e quajti “gore”. “Mbylle gojën k*urvë m*ti, o qelbësirë”, iu kthye Braçe.
Pjesë nga sherri:
Erion Braçe: “Na plasi tr*pi çfarë thua ti”.
Gaz Bardhi: “Çfarë ke ti mo? Gore çfarë ke? Gore çfarë ke”?
Erion Braçe: “Mbylle gojën k*urvë m*ti! Mbylle gojën k*urvë m*ti”.
Erion Braçe: “Pusho, o k*rvë, o qelbësire”.