Zgjedhjet në Francë, mbi 200 kandidatë tërhiqen nga gara e raundit të 2-të

Të paktën 200 kandidatë kanë hequr dorë, pothuajse të gjithë të majtët ose anëtarët e kampit qendror të Macron, për të zvogëluar shanset që partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen të fitojë zonën e tyre elektorale. Më shumë se 110 janë anëtarë të Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë dhe më shumë se 70 përfaqësojnë kampin e Macron.

Shumica e atyre që janë larguar janë nga koalicioni i krahut të majtë, megjithëse kandidatët pro Emmanuel Macron po lënë vendin për të ndihmuar rivalët e krahut të majtë, duke përfshirë tre ministra të rinj. Historikisht kur u përballën me të djathtën ekstreme pranë pushtetit, partitë tradicionale të djathta dhe të majta kanë rënë dakord të heqin dorë nga disa kandidatë nga balotazhi për të shmangur ndarjen e votave. Por, strategjia taktike e votimit e njohur si fronti republikan është më pak e sigurt se kurrë.

Marine Le Pen dhe Jordan Bardella të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë (NR) duan një shumicë prej 289 vendesh në asamblenë kombëtare me 577 vende, por parashikimet tregojnë se ato mund të dështojnë. Le Pen tha se nëse Tubimi Kombëtar nuk arrin këtë shumicë, ajo do të përpiqet ta bëjë atë me deputetë shtesë, për shembull nga e djathta. Sipas një numërimi të hershëm nga Le Monde, 128 kandidatë të krahut të majtë janë tërhequr nga garat e raundit të dytë, ndërsa 76 nga aleatët e Macron janë tërhequr gjithashtu.

Ndërsa Jordan Bardella është duke debatuar në mediat sociale me ministrin e ekonomisë të Francës, Bruno Le Maire, rreth planit të së djathtës ekstreme për të hequr të drejtat e kombësisë për fëmijët e lindur dhe rritur në Francë nga prindër të huaj.Gabriel Attal, kryeministri dhe një aleat i Macron, tha se që në raundin e parë, ne bëmë zgjedhjen në më shumë se gjashtëdhjetë zona zgjedhore për të mos paraqitur një kandidat.


Shtuar 2.07.2024 17:38