Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur të paktën pesë persona, thanë autoritetet

Tre persona, të moshës 70-të dhe 80-të vjeçare vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën e 29 qershorit, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, shkruan The Guardian.

Ndërkohë pasagjeri i katërt është në gjendje kritike.

Në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia.

Thuhen se viktimat ishin 2 gra që ndodheshin për pushime në Zvicër.

Moti i keq ka lënë disa zona pa energji elektrike në Zvicër.

Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm ku për pasojë një përson humbi jëtën dhe shkaktuan dëme të mëdha.

Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.


Shtuar 30.06.2024 16:29