Më në fund është zyrtare dhe Douglas Luiz është lojtari më i ri i gjigantit italian Juventus.
Mesfushori brazilian pas shkëlqimit në Angli me fanellën e Aston Villas ka pranuar karrierën ta vazhdoj në Serie A, me fanellën e Zonjës së Vjetër.
Për të arritur deri te Douglas Luiz, Juventusi është pajtuar të paguajë 50 milionë euro te Aston Villa, shumë që do të paguhet me katër këste.
Gjithashtu për Luiz do të paguhen edhe 1,5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2029.
Faqja zyrtare e Juventusit e ka prezantuar lojtarin dhe i ka uruar mirëseardhje në Allianz Stadium.