EURO 2020/ Nuk ndalen dëmtimet e rënda në këtë kompeticion, Mario Fernandes dërgohet në spital

Mbrojtësi i djathë i Rusisë dhe CSKA Moskës, Mario Fernandes ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Finlandës.

Mbrojtësi i Rusisë, Mario Fernandes është dërguar me urgjencë në spital.

Fernandes mbeti i shtritë pas një përplasje në ndeshjen ndaj Finlandës në kuadër të “Euro 2020”.

Mbrotjësi i djathtë u dërgua menjëherë me urgjencë në spitalin e Shën Petersburgut, ku dyshohet se ka pësuar një lëndim të rëndë në shtyllën kurrizore.

Kombëtarja ruse ende nuk ka konfirmuar lëndimin apo nuk ka dhënë ndonjë lajm për gjendjen e lojtarit.


Shtuar 16.06.2021 17:11