Skandali te Onkologjiku/ Ministrja Koçiu ua hedh fajin mjekëve: Do mbajnë peshën e turpit, deputetët e PD: Jep dorëheqjen

Pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu nga Kuvendi, është shprehur se për të sanksionuar dhe me ligj të gjithë ata mjekë dhe të tjerë që abuzojnë me detyrën, do të ndryshojnë ligjin për urdhrin e mjekut dhe infermierit.

Gjithashtu, Koçiu tha se do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë.

“Ndjej detyrën morale për të cekur çështjen e famshme te Onkologjiku. Padyshim që abuzimi rëndë me detyrën një grupi mjekësh, farmacistesh, stafi mjekësorë, është akt i një sjellje që ka vetëm një përgjigje, ndëshkimin ligjor, administrativ dhe moral. Çdonjërin për ata burra e nga që ministria e shëndetësisë ka nisur hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë do të mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit.

Pikërisht për këtë, për të sanksionuar dhe me ligj të gjithë ata mjekë, ata që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën e njerëzve si mall në treg me shumicë do të përballen me ndëshkime dhe sanksione që ne do t’i bëjmë prezent në këtë kuvend, për të amenduar ligjin e urdhrit të mjekut, infermierit, të cilëve do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë.

Një akt që ka vetëm një përgjigje, ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral madje. Secili do të mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Nuk mund t’i quaj as profesionistë. Të gjithë ata që e konsiderojnë pacientin si mall në tregun e shumicës, do të ndëshkohen. Do i hiqet e drejta e prof. Kujtdo që cenon figurën e profesionistëve të shëndetësisë. Abuzuesit dhe joprofesionistët do të marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar”, – u shpreh Koçiu.

“Jep dorëheqjen, ky është turp”, thanë deputetët e opozitës.


Shtuar 27.06.2024 12:36