Reshjet e dendura të shiut pasditen e së mërkurës (sot) kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të Opojës.
Gjendje më alarmante paraqitet në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, ku uji tashmë ka vërshuar edhe shtëpitë.
Qytetarët kanë shpërndarë video në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen e rëndë si rrjedhojë e vërshimeve.
Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, shkaku i situatës emergjente.
Përveç reshjeve të dendura të shiut,sot ka pasur edhe reshje breshri, i cili ka shkaktuar dëme në rajonin e Ferizajt dhe Prizrenit.
https://www.facebook.com/fshatii.kuk/videos/529581712880225/
https://www.facebook.com/watch/?v=448412221274579