Apeli dënoi Belerin, kreu i FRESSH në Himarë kërkesë KQZ: Shpall pavlefshmërinë e mandatit, të mbahen zgjedhjet e reja

Pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm, Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri. Kryetari i FRESSH në Himarë, Eugen Likaj i është drejtuar me një kërkesë KQZ për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Më 25 qershor Apeli i GJKKO vendosi 2 vjet burg për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të Himarës duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Beleri garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berisha-Meta kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, i kapur në flagrancë duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë.


Shtuar 26.06.2024 18:20