Çmenduria e pronarëve të Chelseat: 135 milionë euro për sulmuesin që ka shënuar 21 gola

Daily Mail ka zbuluar se Chelsea është pas Alexander Isak. Ata kanë ‘pyetur’ për sulmuesin e Newcastle United dhe çmimin e tij.

Kuptohet se Magpies nuk janë të gatshëm të shesin kështu që blutë do të duhet të shpenzojnë mbi rekordin e tyre të transferimit, 136 milionë euro, për të blerë suedezin.

24-vjeçari është vendosur si një nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier në dy sezonet e tij me Newcastle.

Në edicionin e kaluar, ai shënoi 21 gola në ligë, me vetëm Erling Haaland dhe Cole Palmer që shënuan më shumë se ai në kompeticion.

Është raportuar veçmas se blutë po finalizojnë marrëveshjen për sulmuesin e Barcelonës, Marc Guiu, i cili pritet të shpallet si një nënshkrim i ri në fund të kësaj jave. /Telegrafi/


Shtuar 26.06.2024 17:06