Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, Komiteti i Pasurive Botërore në Unesco ka propozuar për të vendosur sitin e famshëm të Stonehange në Angli në Listën Botërore të rrezikuar. Kjo pasi Qeveria Angleze kërkon të zhvillojë një projekt i cili do të dëmtojë autenticitetin e zonës së shpallur Pasuri Botërore.
Modeli i Stoneheng është në fakt Modeli i prezantuar në publik nga ish Ministrja e Kulturës Kumbaro si një model ku ajo dhe AADF kishin bazuar Manaxhimin e Butrintit me fondacion privat.
Ky model u rimor edhe nga pasuesja e saj Margariti dhe në disa dalje publike ajo e mbrojti fort këtë Model unik sipas saj edhe pse nuk e kishte vizituar asnjë herë Stonehenge. Të njëjtën qëndrim mbajti publikisht edhe kreu i AADF z Michael Granof i cili u shpreh se Stonehenge është një prej modeleve ku plani i Manaxhimi i financuar nga AADF ishte bazuar për Butrintin.
Me sa duket si Znj Kumbaro si Michael Granof dhe si Znj. Margariti me modelin e Stoneheng po krijojnë të njëjtën problematikë edhe me Butrintin. Komiteti Botëror i Pasurive në Unesco mund të rekomandojë vendosjen e Butrinti në listën e Pasurive në Rrezik një vendim ky i marrë nga Unesco në 1997-të si pasojë e shpartallimit të Shtetit Shqiptar.