Tërmet i fuqishëm në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter, është regjistruarpas mesnate në Turqinë perëndimore, i cili është ndjerë edhe në ishujt e Egjeut verilindor.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 5 është regjistruar në orën 01:36, në një zonë të Turqisë perëndimore.

Epiqendra e saktë e lëkundjes, është 15 km në veriperëndim të qytetit Soma në provincën e Manisa-s, ndërsa thellësia fokale e tërmetit, sipas vlerësimit fillestar të EMSC, është llogaritur në 12 km.


Shtuar 25.06.2024 09:14