Sarandë, 27 vjeçarit i gjejnë në shtëpi 2 kuti të mbushura me kapsolla elektrike detonatore

Sarande- Një 27 vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi në banesën e tij u gjetën kapsolla elektrike detonatore. Ata ishin fshehur në dy kuti cilindrike të mbushura të mbyllura hermetikisht.

Policia kishte pasur informacion të siguruar në rrugë operative se i riu, i identifikuar me inicialet D.Zh, banues në Sarandë, kishte lëndë shpërthyese në banesë dhe kryen arrestimin në flagrancë të tij.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis, informoi policia e cila publikoi dhe video të opreacionit.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.


Shtuar 22.06.2024 12:04