Analisti Frrok Çupi shprehet se per te, mandati i deputetit i Sali Berishës, nuk ka vlerë, pasi ky i fundit nuk mund ta ushtrojë, për shkak se ndodhet në arrest shtëpie.
Çupi një intervistë televizive deklaroi se prej 30 vitesh, Sali Berisha e ka shkatërruar Partinë Demokratike.
“Është situatë e diskutueshme, nuk është fikse. Vetë demokracia nuk është vlerë e cila tenton që në një moment të caktuart t’i presë drutë. Mandati i Berishës është pa vlerë, nuk mund të ushtrohet. Nuk ka asnjë arsye për ta kërkuar. Përse i duhet? Nëse do ta mbajë, nuk eksziston. Dorëzimi i mandatit ka vlerë morale, nuk ka vlerë juridike. Nëse do të ketë një mandat deputeti, ai nuk do të jetë deputet, do t’i mungojë një deputet grupit të tij. Problemi është më shumë moral. Berisha ndodhet para viktimave të tij, ndodhet para publikut. Shtetet më të fuqishme e zbulojnë si një rrezik. Nëse do të kthehet një ditë, kthehet nëse del i pafajshëm. Jam krejt skepktik. Vepra e Berishës është në fushë, mes nesh. Korrupsioni dhe krimet. Ka 3-4 dosje në SPAK. Është Gërdeci, 21 janari, OSHEE. Janë veprat më të thjeshta të Sali Berishës. Bota sot është e shqetësuar sepse ka mal me prova se Berisha ka bashkëpunuar me terrorizmin islamik, udhëheqësin e Serbisë, ka bërë grusht shteti në Shqipëri”, theksoi ai.