Deklarata e ministers Elisa Spiropali se kryeministri Edi Rama është një “Skëndërbe” për Shqipërinë, bëri bujë të madhe.
Si duket, Spiropali është një ndër njerëzit që e sheh kryeministrin deri në ideal, aq sa dhe t’a kopjojë atë.
Ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak orë nga fotoja e bujshme përballë Ramës, foto e cila bëri xhiron e rrjetit social në lajme dhe meme, Spiropali ka bërë të njëjtën gjë.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me pasqyrimin e vetes së saj në një dritare.
“I pashë të gjitha pasqyrat e botës dhe asnjëra prej tyre nuk më pasqyronte mua”,- shkruan Spiropali bashkëngjitur fotos.
Kopje apo insipirim nga kryeministri Rama? /albeu.com/