Një automjet tip “Dacia” i marrë me qira nga një turist spanjoll është përfshirë nga flakët ditën e sotme si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Viron-Sarandë ndërkoh që automjeti ishte në ecje e sipër.
Sarandë/Informacion paraprak
Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.