U konfliktuan me Tom Doshin, dy vëllezërve iu ndodh e papritura

Të dielën është regjistruar një sherr në Velipojë ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur për arsye pronësie.

Nga një njoftim policia bëri me dije se pjesë e këtij sherri ka qenë edhe ish-deputeti Tom Doshi i cili është proceduar penalisht për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Ndërkohë ditën e sotme janë proceduar penalisht edhe dy vëllezit të cilët u përfshinë në sherr me ish-deputetin.

Sipas raportimeve ish-deputeti ështe konfliktuar me vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla. Raportohet se pas sherrit 58-vjeçari P. Molla ka marrë dëmtine të lehta. Më tej policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, vëllezër, të dy banues në Velipojë, pasi:

Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit e kanë kanosur për motive pronësie.


Shtuar 18.06.2024 17:14