EURO 2020/ Portugalia “çmonton” Hungarinë në 10 minutat e fundit, Ronaldo i magjishëm (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë.

Hungaria ishte nikoqire në “Puskas Arena” e Portugalisë në kuadër të “Euro 2020”.

Portugezët megjithëse dominant në pjesën e parë, nuk arritën të gjejnë golin ndaj kundërshtarit.

Ronaldo pati një rast të mirë, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras pa gola.

Në pjesën e dytë, Portugalia vazhdoi me të njëjtën tempo të lojës, por Hungaria përmes kundërsulmeve rrezikoi disa herë portën e Patricios.

Sidoqoftë, Portugalia shënoi dy gola të shpejtë për të marrë pikët e plota.

Raphael Guerreiro shënoi në min 85′, për golin e parë, ndërsa pas vetëm dy minutash, u akordua penalti për Portugalinë.

Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë në min 87′ duke shënuar golin e parë në këtë takim.

Ronaldo arriti të shënojë golin e dytë në min 90+2 për të vulosur fitoren e portugezëve.

Rezultati përfundimtar, Hungaria 0-3 Portugalia.


Shtuar 15.06.2021 20:04