Mbrëmjen e djeshme, përmes një njoftimi në “Facebook”, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka njoftuar ndarjen nga jeta të babit të tij.
Qori u shpreh se familja e tij humbi një shenjt, ndërsa bota një njeri të ndershëm.
Më tej, ai bëri me dije se varrimi do të bëhet sot në orën 11:00 në varrezat e Tufinës.
“Sot u nda nga jeta im atë. Familja humbi të shtrenjtin e vet. Bota, një njeri të ndershëm.
Nisja për në varrezat e Tufinës bëhet nesër (e hënë) në orën 11:00 nga shtëpia funerale Memorial Home Univers”, shkruan Qori.