Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë, në “Signal Iduna Park”, të udhëhequr nga Sylvinho dhe stafi teknik.
FOTO+VIDEO/ “Pushtim i kuq” edhe nga spikeret e “Ora News”! Ja çfarë po bëjnë shqiptarët brenda dhe jashtë stadiumit “Signal Iduna Park”
Është momenti i Shqipërisë! Kombëtarja shqiptare zbret sonte në mbrëmje në “Signal Iduna Park” për të sfiduar Italinë kampione në fuqi të Europës, në ndeshjen e parë të grupit B të Euro 2024-ës, në prezencën e mbi 40 mijë zemrave kuqezi, e milionave të tjera që do të brohorasin nga larg për luftëtarët e Kombit.
Trajneri Sylvinho ndan mendjen për formacionin, duke zgjedhur Strakoshën nga minuta e parë dhe Ajetin që fiton balotazhin me Ismajlin në mbrojtje, në krah të Gjimshitit, teksa sulmi udhëhiqet nga Armando Broja.