Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser Al-Raisi.
Gjatë takimit, Presidenti i Republikës vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.
Kryetari i Shtetit theksoi se, lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.