“Në Shqipëri duhet qeveri teknike”, Berisha: Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ku partitë e djathta fituan shumicën e vendeve. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Berisha tha se në Shqipëri duhet që të krijohet një qeveri teknike si dhe të zhvillohen më pas zgjedhje të lira.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën. Forcat e qendrës së djathtë dhe të djathta triumfuan në mbarë Europën. Sot, Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së. Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj. Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për BE-në, të ardhmen e tij, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë. Asgjë në botë nuk do mund të pengojë PD-në pa përmbushur misionin e saj historik, përmbysjen e diktaturës së Edi Ramës. Qeveri teknike, zgjedhje të lira,” tha Berisha.


Shtuar 10.06.2024 21:13

Tags: