Investigimi i RAI3/ S’mund të flasim për grupe kriminale si Ndrageta, Rama në krah të Georgia Meloni: U hodh baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar marrëveshjen

Këtë të mërkurë, në konferencën për mediat me homologen e tij italiane Georgia Meloni, në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, kryeministri Edi Rama, kritikoi shkrimet e mediave italiane.

Kreu i shtetit deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston dhe se mediat e Italisë kanë thënë gjysmë të vërteta.

Rama: Sidomos gazetarët italianë më lejoni të shkreh lehtësimin e kënaqësinë t’ju shoh të gjithëve këtu shëndoshë e mirë pasi sipas një gazeta italiane këtu veprojnë bandat që merren me trafikun e qenieve njerëzore.

Gazeta e të nesërmes thotë se po merrej edhe prokuroria me këtë fakt.

Megjithëse prokuroria edhe e krimeve të Rënda na ka sqaruar se diçka e tillë nuk ekziston.

SPAK thotë që nuk ekzistojnë premisat për të folur në lidhje me një mafie shqiptare që përdoret për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, nuk mund të flasim për grupe të ngjashme me Ndragetën apo Cosa Nostaa.

Shpreh shqetësim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në Itali.

U hodh baltë për të sulmuar marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët. Duhet të turpërohen të gjithë atë që të drejtën për të kundërshtuar marrëveshjen e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt.


Shtuar 5.06.2024 13:32