Çfarë po ndodh brenda PD? Andi Bushati: Në shtator, Berisha do të përjashtohet nga partia!

“Basha duhet të zgjedhë, ose me babanë shpirtëror, ose do ndahesh nga Amerika..”

Analisti Andi Bushati ka bërë një parashikim. Ai është shprehur se në shtator, Amerika do të kërkojë nga kryedemokrati Lulzim Basha largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në studion e emisionit “Open”, ai u shpreh se Basha do të duhet që të zgjedhë mes Berishës dhe Amerikës.

“Faktorët që shpallën non grata Berishën janë të interesuar për këtë përplasje. Nuk do të jetë më larg se në shtator.

Këtu do të jemi në shtator do t’i kërkohet Lulzim Bashës përjashtimi nga grupi parlamentar i Sali Berishës.

Është film i parë me Tom Doshin. Ajo që më çudit tek Basha është se kujton se fiton pikë me sjellje prej memeci.

Kjo është një çështje me të cilën do i duhet të përballet. Basha duhet të zgjedhë, ose me babanë shpirtëror, ose do ndahesh nga Amerika,”-u shpreh Bushati.

 

 


Shtuar 15.06.2021 08:35