Xhelal Mziu paraqitet në SPAK, arsyeja

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Raportohet se deputeti demokrat, është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Xhelal Mziu, raportohet se ka dhënë shpjegime në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderat, gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Kamëz.


Shtuar 3.06.2024 12:01