Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Nga 82 deputetë të pranishëm, 76 votuan “pro”, 6 ishin “kundër”, ndërsa asnjë nuk abstenoi.

Ai është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re.

Deputeti Gashi vjen nga radhët e koalicionit “Vlen”, ndërsa për zgjedhjen e tij si drejtues i parlamentit votuan 76 deputetë pro dhe gjashtë kundër.


Shtuar 28.05.2024 15:52