Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit/ Gjykata liron të dashurin, u arrestua se fshiu mesazhet pasi e gjeti të pajetë

Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia 28-vjecarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pas vetëvrasjes së policisë 21-vjecare Aldorjana Loshi.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nika, i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj.

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.


Shtuar 27.05.2024 11:41