Goli i shënuar kundër Evertonit nga Alejandro Garnacho ka fituar çmimin ‘Goli më i mirë i sezonit’ në Premierligë.
Ky gol që tashmë është shpallur më i miri i sezonit, ishte emëruar si goli më i mirë i muajit nëntor, muaj kur ishte zhvilluar ndeshja mes Evertonit dhe Manchester United, që përfundoi me rezultat 0:3 në të mirë të ‘Djajve të Kuq’.
Bruno Fernandes ishte në mesin e kandidatëve falë super golit të shënuar me vollej goditje ndaj Burnleyt në muajin tetor, ndërsa pjesë e listës ishin edhe Kobbie Mainoo me golin e shënuar ndaj wolvesit në muajin shkurt si dhe Marcus Rashford me golin ndaj Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’ gjatë muajit mars.
Goli që kishte shënuar Garnacho ishte pothuajse i ngjashëm me atë që kishte shënuar wayne Rooney ndaj Manchester Cityt dhe që konsiderohet si goli më i mirë në histori të Ligës Premier.
Argjentinasi gjatë këtij edicioni në të gjitha garat me Manchesterin ka shënuar 10 gola, si dhe ka bërë pesë asistime.
OUT OF THIS W🌍RLD
❤️🔥 @AGarnacho7#MUFC || #PL pic.twitter.com/T6rQoB4DgN
— Manchester United (@ManUtd) May 26, 2024