Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka cilësuar Lisandro Martinez si njërin prej qendërmbrojtësve më të mirë në botën e futbollit.
Guardiola ka lavdërurar yllin argjentinas pasi ‘Djajtë e Kuq’ mposhtën ekipin e tij në finale të FA Cup me rezultat 2-0.
Golat e pjesës së parë të shënuar nga Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo ishin e tëra çfarë i nevojitej Unitedit për të siguruar trofeun e vetëm këtë sezon.
Një nga lojtarët me paraqitjen më të mirë gjatë ndeshjes ishte Martinez, i cili ishte partner së bashku me Raphael Varane në zemër të mbrojtjes së United.
Martinez kishte hasur në vështirësi shkaku i disa lëndimeve të ndryshme këtë sezon që e kishin penguar të krijojë konsistencë, megjithatë fituesi i Kupës së Botës dëshmoi përsëri kualitetin e tij.
Ai bëri pesë spastrime të topit nga zona duke kompletuar me sukses 18 pasime si dhe duke fituar disa duele ajrore.
Një tjetër aspekt impresiv i ndeshjes së Martinez ishte fakti se si arriti që ta mbajë të heshtur të rrezikshmin Erling Haaland.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Guardiola foli para gazetarëve ku përmendi Martinezin si lojtarin që bëri diferencën për ‘Djajtë e Kuq’.
“Lisandro Martinez është në mesin e pesë qendërmbrojtësve më të mirë në botë. Ai e bëri diferencën në këtë ndeshje duke bërë pasime që thyenin mbrojtjen tonë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/
🇦🇷 Pep Guardiola: “Lisandro Martínez is top 5 centre-backs in the world”.
“He made the difference on this game by playing passes through our defence”. pic.twitter.com/4QeRp9zgSE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2024