Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

Milani tashmë ka zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit.

Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

51-vjeçari i lindur në Mozambik, do të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare me klubin italian, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027 nëse gjërat ecin mbarë.

Trajnerit portugez i është premtuar e njëjta pagë sezonale që përfitonte Pioli, 4.5 milionë euro.

Shumë emra qarkulluan, por drejtuesit e Milanit në fund kanë zgjedhur Fonsecan.

Entuziazmi te populli milanist është në nivele të dobëta, me shumë prej tifozëve që pritnin një tjetër emër në stol.


Shtuar 25.05.2024 11:37

Tags: ,