Kreu marrëdhënie me dhunë me një 24-vjeçare, arrestohet 63-vjeçari në Lushnje

Një 63-vjeçar me iniciale L.T është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdhur një vajzë 24-vjeç.

Rasti fillimisht është denoncuar në polici, e cila e ka referuar më pas në prokurori.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura””, njofton policia


Shtuar 24.05.2024 16:23