Ikona e pasarelave feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush Naomi Campbell?

Në vitet ’90 ishte mbretëresha e pasarelave dhe sot, në moshën 54-vjeçare, Naomi Campbell vazhdon të jetë modelja me bukuri të përsosur. Bukuroshja zeshkane bie gjithmonë në sy për format e saj perfekte.

Campbell gjen vëmendje edhe atëherë kur nuk e kërkon dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe, me një fizik të tillë. Vitet duket se janë vetëm një numër dhe koha ka ndaluar për supermodelen, një nga më të paguarat në industrinë e modës.

Edhe sot Naomi nuk ndalet, ajo vazhdon të jetë aktive në modeling me një vullnet të hekurt, duke pozuar për reklama, foto, duke kontribuar në bamirësi, pa harruar duke ecur në pasarela edhe sot, si dikur.


Shtuar 22.05.2024 21:00