Kreu i Prokurorisë së Posaçëm, Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit demokrat Dashnor Sula, mes të tjerësh edhe atë për hetimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Dumani tha se sa i takon çështje koleg apo jo koleg, kolegë kanë vetëm njëri-tjetrin dhe hetuesit e BKH-së që ushtrojnë detyrën.
Dumani: “Unë e kam deklaruar edhe vitin e kaluar, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje për asnjë, as për deputetët, as për mediet, sepse është çështje hetimi. Sa i takon çështje koleg apo jo koleg, ne kemi kolegëve vetëm njëri-tjetrin dhe hetuesit e BKH-së që ushtrojnë detyrën”.