Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë për punën e bërë nga SPAK gjatë vitit 2023. Fillimisht, dëgjësa ishte kërkuar nga deputetët e Komisionit të Sigurisë, nisur edhe nga sensitiviteti i punës së SPAK, por pastaj u vendos që dëgjesa të bëhej bashkë me ligjet.
Nisur nga kjo, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj e pyeti Dumanin nëse ishte dekonspiruar operacioni i fundit i SPAK, nisur nga fakti se ishin ekzekutuar pak urdhër arreste nga 50 të lëshuar.
Dumani theksoi se nuk kishte dijeni për dekonspirim të operacionit duke siguruar se do të vijonin luftën kundër krimit, ndërkohë që Xhaferaj theksoi se prokurorët e SPAK janë përballë presionit të politikës.
“Si deputet tashmë me eksperiencë në Kuvendin e Shqipërisë jam i ndërgjegjshëm për kushtet tejet të vështira që ju punoni dhe ky nuk është një qendrim i bazuar në opinione, por qendrim i bazuar në fakte. Është një deklaratë e kryeministrit që tha se nuk do të lejonte një republikë tëprokurorëve. Ka të tjera deklarata të politikës që ju vënë në presion. Pavarësisht këtij presioni keni treguar ju dhe kolegët që do të mbarojë kultura e pandëshkueshmërisë.
Që ju punoni në kushte të vështira e thatë dhe ju në një dëgjesë në KLP, nisur edhe nga kontaktet e policisë më krimin. Këtë e kishit provuar edhe me hetimet tuaja. Kjo ishte arsyeja se përse një grup deputetësh në Komisionin e Sifgurisë ju kërkuam të vinit. Aq e madhe është lidhja qeveri-krim sa ju ka shturë që jut ë kërkoni ët zgjeroni BKH-në. Kjo tregon se ju jeni në një përballje të dyfishtë, njëherë përballeni me krimin dhe po ashtu me lidhjet e qeverisë me krimin. Është fakt i mirë që nuk jeni dorëzuar duke kërkuar që të përballeni me krimin. E dëshmon edhe kjo mbledhje që jeni në një përballje me lidhjet qeveri-krim. Lidhja e qeverisë me krimin është problem i sigurisë kombëtare. Kjo seancë dëgjimore nuk duhej trajtuar bashkë me Komisionin e Ligjeve, por te ai i Sigurisë”, tha Xhaferaj.
Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK tha se prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik.
“Prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe ndihen të tillë. Këtë pavarësi ia ka garantuar Kuvebndi me ndryshimet kushtetuese të 2017-ës. Në vlerësimin tim, garanton pavarësinë e prokurorëve. Nuk ka vend dhe nuk është e nevojshme inicimi i këtyre gjerave për garantimin e pavarësisë. A ndihen të influencuar nga lufta politike, mediatike?! Unë e thash dhe qëparë që prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda dhe më parë. Të çosh 4 gjyqtarë për gjykim nuk janë pak. Ne kemi regjistruar, vetëm duke marrë indicie, kemi nuhatur se mund të kemi të bëjmë me raste korruptive”, tha Dumani.