Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një 24-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur në Greqi.
Protothema shkruan se 24-vjeçari teksa e bllokoi 11-vjeçaren në ashensor dhe abuzoi me të seksualisht. Pas kësaj ngjarjeje, e mitura bëri denoncim në polici së bashku me prindërit e saj, ndërkohë që 24-vjeçari është arrestuar nga policia.
Por si nisi ngjarja?
24-vjeçari fillimisht nisi bisedat e me 11-vjeçaren më anë Instagramit, ku dhe e ngacmonte atë.
Pas disa bisedash në Instagram, ai arriti që të takonte atë në një ashensor dhe e bllokoi aty për ta përdhunuar.
Ndërkohë që policia i ka konfiskuar celularin dhe kompjuterin 24-vjeçarit për t’i kontrolluar ato, por sipas informacioneve ata tashmë kanë gjetur se ai ishte duke biseduar me mesazhe dhe me vajza të tjera në mediat sociale.