Një tifoz anglez u shtrua në spital në gjendje të rëndë pasi ra nga tribunat e Wembley-t sapo nisi sfida mes Anglisë dhe Kroacisë. UEFA po heton ngjarjen, për të hedhur dritë mbi incidentin, deklaroi një zëdhënës për sigurinë e objektit: “Spektatori u shpëtua para se të transportohej në spital, situate ishte mjaft serioze”.
Një tjetër tifoz i pranishëm në stadiumin e Londrës tregoi detaje nga ngjarja e rëndë:
“Ne pamë këmbët e tij duke kapërcyer barrierën, pastaj ai ra në tokë dhe nuk lëvizi. Një djalë tjetër afër nesh, që pa të gjithë skenën, po qante.”
Një tifoz i tretë komentoi mbi incidentin:
“Personalisht, nuk e pashë skenën, por fola me disa në pushimin mes pjesëve. Ata ishin të traumatizuar, ai ra nga ballkoni drejt ndenjëseve dhe betonit.”