Shtyhet me 4 javë heqja e kufizimeve të koronavirusit në Angli

Ministrat britanikë kanë nënshkruar një vendim për të vonuar heqjen e të gjitha kufizimeve të koronavirusit në Angli, përtej 21 qershorit.

Burime qeveritare kanë thënë BBC se rregullat e tanishme do të qëndrojnë për katër javë të tjera pas kësaj date.

Kjo do të thotë që klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura dhe njerëzit do të vazhdojnë të punojnë akoma nga shtëpia.

Kryeministri Boris Johnson pritet të konfirmojë shtyrjen e masave në një konferencë shtypi./albeu.com

Shtuar 14.06.2021 08:35