Dëshmia tronditëse e vajzës së 40-vjeçares: Babai vrau mamin…

Mediat greke, kanë zbuluar të tjera detaje të trishta nga vrasja e 40-vjeçares Enkelejda Danaj, nga ish-bashkëshorti i saj. 40-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Vajza ka vrapuar drejt nënës e shtirë në tokë e vdekur.

Vajza ka qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka thirrur policisë “Ndoshta është nëna ime”.

Detajet i ka dëshmuar një banore e zonës në Menidi, e cila ka treguar se vajzën e pa në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.

Ajo shpërtheu në lot dhe me një foto të nënës në celular pyeste policin nëse gruaja e vrarë ishte mamaja e saj 40-vjeçare.

“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante. Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, u tha se babai i saj e kishte vrarë”.

Ajo fliste në telefon dhe thoshte ;”më kanë vrarë mamanë, kanë vrarë mamanë ime, ajo ishte shumë e tronditur”.

“Ajo po thoshte “ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti atë rrugës për në punë”. Siç shpjegon dëshmitarja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi ka vrarë mamin”.


Shtuar 16.05.2024 12:19