Pavarësisht se deputetët e mazhorancës braktisën mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar për vjedhjen e sistemit TIMS, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur në mbledhje për të dëshmuar.
“Dorëzohu ose do vritesh”, policia e kishte rrethuar, detaje nga arrestimi i Azgan Mërnicës
Por, Rrumbullaku i ka kërkuar kryetarit të komisionit Ervin Salianji që të dëshmojë me dyer të mbyllura. Sipas Rrumbullakut, arsyeja është se dëshmia e tij përmban të dhëna sensitive.
Salianji ka hedhur për votim kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit, kërkesë e cila është miratuar vetëm me votat dhe opozitës.
Rrumbullaku: Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore.
Salianji: Për këtë kërkesë duhet votim i ndërmjetëm dhe nuk mundemi. Por propozoj të vazhdojmë vetem me pyetjet që nuk kanë lidhje me informacionet e klasifikuara.
Para, Muhamet Rrumbullakut ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili po ashtu e kërkoi mbledhjen me dyer të mbyllura.
Por, ministri nuk e përfundoi marrjen në pyetje për shkak se zotëronte informacione të klasifikuara dhe një pjesë e mirë e anëtarëve të komisionit nuk kishin certifikatë sigurie.
Seanca me të u shty në një datë tjetër dhe opozita kërkoi që të vazhdohej me dëshmimtarët e radhës, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca të cilët braktisën mbledhjen.