Nuk ndalen polemikat ndaj arbitrave te Napoli, që humbi ndaj Leçe.
Mario Rui, mbrojtësi i krahut te axurrët, për “Sky” u shpreh:
“Ndeshja mbaroi 2-3 me një penallti që na mohuan, ndoshta do të ndryshonte historinë… Ka 3 mijë kamera dhe nuk shkon njeri të kontrollojë, kjo nuk është e drejtë. Nuk është hera e parë. E çuditshme që Milik merr të verdhë simulimi kur pësoi faull”.