Berisha: Ish-zëvendësi i Erion Veliajt bashkë me paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur edhe për skandalin më të ri të dalë në pah, për restorantin e Arbian Maznikut dhe Endri Fugës.

Sali Berisha: Miqtë e mi, Veliaj që vodhi në bashki dhe instaloi modelin 100 përqind. Që mashtroi qytetarët se ka mbjellë pyllin vertikal me 1 milion pemë. Njeriu, që me djegësin e Tiranës ka zhdukur në kontot e tij bankare dhe të Edi Ramës, 135 milionë euro. Njeriu, që paratë e taksapaguesve i vodhi 100 përqind për të ndërtuar hotele në Durrës, Dhërmi, Himarë. Për të ndërtuar pallate në të katër anët e Tiranës me firmën e tij 5D, tani mendon se me Dumanin e tij do të mund të në mashtrojë, do mund t’ia hedhë edhe kësaj here.

Përkundrazi, gati beteja Veliaj-Dumani, Dumani-Veliaj. Hajdut, hajdut, mos mendo se mashtrohemi ne pse thirresh ti në SPAK. Se për ne SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse skrap, Skrapi i partisë. Jo Erion, do përballesh me qytetarët dhe të të mbrojë kush të dojë, por ti nga gjykimi i qytetarëve nuk do shpëtosh kurrë. Aty në bashki hap llafe se kam marrë telefonata. O hajdut, askush në botë nuk të mbron ty dot. Prandaj jep dorëheqjen nesër në mëngjes, para orës 11, përndryshe do mjerohesh.

Miqtë e mi, çfarë dëshmojnë denoncimet, investigimet e gazetarëve? Dëshmojnë se Edi Rama në Bashkinë e Tiranës krijoi fidanishten më të madhe në Europë të hajdutëve. Të hajdutëve të paparë. Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët. Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele. Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera.


Shtuar 13.05.2024 21:01